Lokacionet

Prime Group

Kontakti

+383 44 179 615

PARAMETRAT

Fasada e ndërtesës (pjesa solide) është e izoluar me lesh guri me trashësi 100 mm dhe dendësi 80 kg/m3 e mbuluar me pllaka procelani mbi nënkonstruksion të aluminiumit: Fasade e Ventiluar. Të gjitha materialet jan A1 kategori Jo të ndezshme sipas EN ISO 1182 Rw = 65 dB
Dritaret në tërë kompleksin janë pa parapet. Dritaret janë nga profilet PVC, me profil 82 mm me 3 dihktungje, me xham të jashtëm të laminuar 3.3.1, LOW-E soft coat, Argon dhe me roleta Veneciane (Të fshehura në fasadë), me mundësi të vendosjes edhe të rrjetës së insekteve zgjidhje individuale ose ventilimit në profifil. Uw = 1.1 deri 1.5 W/m2K. Rw = 41 dB.
Ashensorët janë me dimensione nominale të kabinës 2100 x 1200 [mm] dhe me shpejtësi prej 2.0m/s (bazuar në analizat e trafikut dhe kohen e pritjes prej max 45 sec) dhe të izoluar për zhurmë në anët e nevojshme. Rw = 59 dB
Muret ndarëse në mes njësive banesore janë mure dyshtresore (bllok argjile 12 cm + 5 cm lesh mineral + 12 cm bllok arxhile) të përfunduara me silenciator. Rw = 56 dB
Muret ndarëse brenda njësisë banesore janë me bllok të arxhilës me trashësi 12cm.Rw=47dB
Dyshemeja e lokaleve afariste është me pllaka gres me dimensione minimale 60 x 60 cm.
Dyshemeja në garazhë (pjesa e parkingjeve dhe depove) është me fer beton. Pjesa për komunikim të këmbësorëve është me bazë epokside e njëkohësisht fosforeshente.
Dyshemeja e oborrit është me pllaka gres dhe kalldërm, e dimenzionuar për ngarkesë aksiale 10 kN.
FASADA
Brick-build-wall-industrial-construction
Sa i përket materialeve, duke ju referuar kodimit të reprezentacionit arkitektonik nga zgjidhja urbane kemi: Materialet për finalizimin e fasadave mund të jenë nga me të ndryshmet por gjithmonë duke pasur parasyshe se duhet të jenë si fasada të ventiluara dhe pa emision të karbonit. Kusht estetik është harmonizimi dhe jo kontrasti.
Fasadat strukturale dhe solare nuk lejohen. Forma e dritareve duhet të jetë drejtkëndore (pa harqe) Të gjitha dritaret e banimit duhet të kenë roleta (ngjyra e zezë) Xhami duhet të jetë transparent Low-E Kulmet e pjerrta nuk lejohen Kondicionerët e ajrit nuk lejohen në fasadë (të vetmet vende ku lejohen janë ngjitja në muret anësore të ball- koneve të brendshme-llogjave) Parapetet e ballkoneve/llogjave mund të mbyllin max 50% e sipërfaqes së parapetit.
Gjelbrimi në hapësirat publike​
Shiritat e rrugës kanë gjelbrim të lartë deri në 9 m (drunjë gjethërënës) me trung të pastër prej min.2m të cilët mbillen në pozitat e përcaktuara në projektm, dhe mund të jenë:
Red Ahorn | Acer Plat. Krimson King | Betula Purpurea | Crategus Pauls Scarlet | Ginkgo | Frahinus Globosa

Gjelbrimi në hapësirat publike (dekorativ dhe izolues) mund të jetë i këtyre llojeve:
Acer Platanoides Globoseum | Frahinus Pendula | Catalpa Bungei Binonioides nana | Ulmus Pendula | Wisteria Sinensis

Kërkesë për ofertë